​Rezoluta e AAK-së për projektin e gazsjellësit nuk miratohet në Kuvend

Aktuale

​Rezoluta e AAK-së për projektin e gazsjellësit nuk miratohet në Kuvend

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:17
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e prezantuar nga AAK-ja, pas debatit rreth 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.

Me 46 vota kundër dhe vetëm 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet në legjislativ.

Në fillim iniciuesi i debatit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus brenda grupeve parlamentare.

Pas përfundimit të debatit, kryetari i Kuvendit përmbylli punimet e seancës plenare, ku tha se njëjta seancë do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat