Deputeti i PDK-së akuzon Qeverinë se nuk ka strategji konkrete për problemet energjetike

Aktuale

Deputeti i PDK-së akuzon Qeverinë se nuk ka strategji konkrete për problemet energjetike

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:38
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur rreth çështjes së gazit, duke thënë se ishte një projekt amerikan që ende nuk ka marr një përgjigje konkrete, përveç një JO-je nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ai deklaroi se gjatë debatit në Kuvend është parë që qeveria nuk ka ndonjë strategji konkrete për problemet energjetike në Kosovë.

“Biden ne senatin amerikan ka kërkuar 200 milionë dollarë për Kosovën, për zhvillim ekonomik, e në veçanti për sektorin e energjetikës për vitin 2022. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë, se e kemi parë që në tërë globin ka sfidë në vitet e ardhshme sa i përket problemit të energjetikës”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i dakordojnë politikat me shtetet mike, në veçanti me SHBA-të, e aq më shumë kur flasim për zhvillim ekonomik. E dimë që çdo ditë po na ikën rinia në mungesë të zhvillimit ekonomik, kurse ky projekt lidhet direkt me sektorin e energjetikes dhe në tre fushat që indirekt ka rezultat ne zhvillimin ekonomik”.

“Qeveria në mungesë të strategjisë dhe në mungesë të seriozitetit karshi SHBA-së, e në veçanti të projektit konkret, thotë se jemi duke punuar në strategji. Qe tetë muaj janë në qeveri dhe ende nuk kanë një draft të strategjisë, edhe pse shteti i Kosovës ka një strategji paraprake”.

“Qeveria nuk ka strategji e as agjendë konkrete se çka të bëjë me fushën e energjetikës. Nëse kemi mungese të projekteve dhe kështu grantet humbin”, shtoi Beqa.

Ndërkaq lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, ai u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës ka dështuar në tërësi.

“E dimë si kanë qenë kauzat e Kurtit, që thoshte se nuk ka dialog pa kërkuar falje Serbia, etj. etj., duhet me pas mas pari mandat me shku me dialogu në parlament, pra bazuar ne arrogancën e numrave, ne si deputetë më shumë jemi informuar për dialogun përmes mediave, se ende nuk kemi pasur asnjë raportim nga kryeministri apo zëvendëskryeministri. Në këtë pike realisht e kemi pasur përfaqësimin më të dobët prej kur jemi bërë shtet”, deklaroi Beqa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat