Një dëshmitar okular ka rrëfyer për momentin kur personat e armatosur grabitën furgonin që po transportonte para në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Një qytetar, i cili u gjend në vendin e ngjarjes, ka treguar se fillimisht ngjarja ngjasoi me një film, teksa kur janë dëgjuar të shtënat e armëve janë larguar me shpejtësi nga rruga.
“Isha në rrugë rastësisht dhe i pash, mendova se janë duke xhiruar ndonjë film nga Hollywood-i. I kam parë kur dolën katër apo pesë persona, të cilët gjuajtën njëherë granata pastaj edhe kallashnikov” – tha ai.
“Kanë qenë katër ose pesë, nuk i kam parë mirë se jam larguar me nxitim” – tregoi ai.
Në pamjet e siguruara të dyshuarit shihen duke bllokuar automjetin e “Besa Security” me një veturë të tipit FORD, dhe kanë dal nga vetura duke shtënë me breshëri plumbash në drejtim të tij.