Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë më shumë vota me kusht se sa kundër kandidati i tij, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ia mori Gjilanin.
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar numërimi për Komunën e Gjilanit të votave me kusht për balotazhin e 14 nëntorit.
Hyseni ka marrë 278 vota kurse Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 285 vota.
Por këto vota nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar