Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me kusht për kryetar të komunës së Drenasit.
Ramiz Lladrovci i PDK-së ka arritur të marrë 307 vota, ndërsa Driton Ajazi i DD-së 233 vota.
Në raundin e dytë, fitues doli Lladrovci me 54% të votave.
Zgjedhjet lokale në raudin e dytë janë mbajtur më 14 nëntor.