Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se i është shtuar një linjë e re fluturimi.
Në një postim në Facebook, bëhet e ditur se linja e re Zagreb-Prishtinë-Zagreb do të filojë nga data 13 dhjetor, çdo të hënë, mërkure dhe të shtune.
“Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё filloj nga data 13 Dhjetor 2021 çdo tё Hёnё, tё Mёrkure dhe tё Shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10.
Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave. Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings”, kanë njoftuar nga Aeroporti i Prishtinës.