Abdixhiku flet për humbjet në Gjilan dhe Podujevë

Aktuale

Abdixhiku flet për humbjet në Gjilan dhe Podujevë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 21:42
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka folur për humbjen e LDK’së në Gjilan dhe Podujevë. Thotë se aty dolën të dytët për pak vota.

“Rezultatet e fundit na kanë dhënë sinjale të qarta siç na kanë thënë sinjale se duhet punuar shumë.

Ka shumë komuna ku s’jemi fare mirë. Ka qytete të mëdha ku s’jemi fare mirë. Ka qytete të tjera ku ne kemi bërë përpjekje për reformë dhe do të vazhdojmë përpjekjen për reformë”, tha ai.

“Kemi qenë afër, kemi humbur Gjilanin, kemi humbur Podujevën për pak vota”, thotë Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat