Profesori universitar Sadri Ramabaja në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bota sot’ ka përmendur arsyet për shtyrjen e pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se kjo u bë qëllimisht nga Hashim Thaҫi i cili kishte pretendime që këtë moment historik ta përvetësoj.
Sipas Ramabajes të gjitha përgatitjes ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006.
Mirëpo thotë se krerët e SHIK-u dhe Hashim Thaҫi ndikuan që ky process të shtyhej për më vonë.
“Më 23 mars 2005 ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës Dr Bajram Kosumi. Atëbotë kryeparlamentar ishte Dr.Nexhat Daci, tashmë është sekret publik, se mundësitë dhe përgatitjet ishin bërë që pavarësia të shpallej në pjesën e parë të vitit 2006. Ishin krerët e SHIK-ut, mbi të gjitha Hashim Thaçi, atëherë kryetar i Partisë Demokratike, ai që kishte ndikuar që ky proces të shtyhej për më vonë, duke sinjalizuar qartë se ishte i interesuar me çdo kusht që atë çast historik ta përvetësojë, ashtu si edhe bëri”, thotë Ramabaja.