​Rohde deklarohet për Ballkanin e Hapur: Nuk shohim ende rezultatet

Aktuale

​Rohde deklarohet për Ballkanin e Hapur: Nuk shohim ende rezultatet

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 23:04
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde, tha se ende nuk ka parë ndonjë rezultat nga iniciativa e Ballkanit të Hapur.

Sipas tij, nëse Procesi i Berlinit ka shembuj konkret si heqja e tarifave të romingut, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për iniciativën në të cilën Kosova refuzon të bëhet pjesë.

Gjithsesi, Rohde tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku pasi janë të lidhura gjeografikisht dhe komshinjtë nuk mund të ndërrohen.

“Prej Open Ballkanit nuk shohim ende rezultatet. Por, përderisa proceset e tilla nuk i minojnë ato ekzistuese nuk mund të jemi kritikë ndaj tyre, por çështja kryesore është se ju keni 6 vende të Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura gjeografikisht dhe që duhet të punojnë së bashku sepse s’mund të ndryshoni komshinjtë”, tha Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat