Paçarizi: Kjo është e arritura më e madhe e këtyre zgjedhjeve

Aktuale

Paçarizi: Kjo është e arritura më e madhe e këtyre zgjedhjeve

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:30
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi, ka folur për partitë politike pas zgjedhjeve.

Ai tha se të gjitha partitë politike i hoqën vijat e kuqe në zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Ka diçka shumë të rëndësishme në këto zgjedhje, është heqja e vijave të kuqe të bashkëpunimin ndërmjet partive politike. Tashmë në praktikë asnjë parti politike që ka vija të kuqe, mund ta ketë ende në diskursin e vet çështjen e regjimit të ri, të vjetër, të partive kriminale, jo kriminale, të luftës e të tjera, por nëpër komuna të veçanta nuk ka parti që nuk ka bashkëpunuar me një parti tjetër”, u shpreh Paçarizi.

Ai heqjen vijave të kuqe e ka konsideruar si të arriturën më të madhe të këtyre zgjedhjeve.

“Heqja e vijave të kuqe për mua është e arritura më e madhe e këtyre zgjedhjeve, se kush ka fituar qytetarët kanë vendosur vet dhe vendimin do ta bartin pastaj në kurrizin e tyre”, u shpreh ai.

Paçarizi tha se partitë politike janë frikësuar të deklarohen se kanë pasur bashkëpunim me një parti tjetër.

“Në raundin e parë partitë i kanë matur forcat, por pastaj në raundin e dytë ka pasur bashkëpunim dhe nuk e kuptoj pse partitë kanë pasur kaq shumë frikë që ta dalin e të thonë se kemi pasur bashkëpunim. Ka qenë shumë më e ndershme që të kishin treguar”.

Tutje, ai duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve tha se ka qenë e papritur që një parti si Lëvizja Vetëvendosje e cila vetëm tetë muaj më parë kishte marrë mëse 50 përqind të votave të besimit të qytetarëve të Kosovës, të dal kaq keq në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat