Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada.
Ajo do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga presidenca.
Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera.