1 i vdekur nga Covid, ky është numri i rasteve pozitive

Aktuale

1 i vdekur nga Covid, ky është numri i rasteve pozitive

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

19 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.

Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat