Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ashpër pas akuzave që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i bëri për terrorizëm në Kuvendin e Kosovës.
Abrashi në një postim në Facebook tregoi fytyrën e vërtetë të PDK-së.
“Në fushatë i vëjnë në ballë vlerat e luftës, e pas fushate nga foltorja e Kuvendit i akuzojnë si terroristë. Kjo është fytyra e vertetë e PDK-së.
Turpi ka emër”, deklaroi deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Në fushatë i vëjnë në ballë vlerat e luftës, e pas fushate nga foltorja e Kuvendit i akuzojnë si terroristë. Kjo është fytyra e vertetë e PDK-së.
Turpi ka emër.