Rrjeti i mediave pan-evropiane, EURACTIV ka shkruar për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë shkrim thuhet se raundi tjetër i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar ende pa filluar, pasi të dy vendet nuk kanë mundur të vendosin se cilat tema të diskutojnë, përcjell Bota sot.
Pavarësisht se i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak u takua me të dyja palët në disa raste në Bruksel këtë javë, ngërçi nuk mund të hiqej. Kosova donte të diskutonte për 1600 shqiptarët e zhdukur të Kosovës pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999.
Ata refuzuan që tema e dialogut të fokusohej thjesht në kërkesën e Serbisë që ishte krijimi i komunave vetëm serbe që do të kishin kompetenca ekzekutive.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më parë kishte vendosur se komuna të tilla do të ishin jokushtetuese pasi ato do të barazoheshin me një qeveri të dytë, duke cenuar sovranitetin. Kryeministri Albin Kurti ka folur më parë për një model të mundshëm të Bosnje-Hercegovinës, duke thënë se do të ishte jofunksional.