Haki Abazi i reagon Blerta Deliut

Aktuale

Haki Abazi i reagon Blerta Deliut

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:53
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deliu e ka cilësuar terrorist kunatin e Albulena Haxhiut, i cili është i arrestuar me grupin e Kumanovës.

Abazi në një postim në Facebook ka shkruar se distancohet dhe e kundërshton deklaratën e Deliu-Kodrës.

“Distancohem dhe e kundërshtoj plotësisht deklaratën e Blerta Kodra- Deliut lidhur me ngjarjen dhe grupin e Kumanovës”, ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat