OVL e UÇK-së në Malishevë i quan të turpshme deklaratat e Deliut

Aktuale

OVL e UÇK-së në Malishevë i quan të turpshme deklaratat e Deliut

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:18
Blerta Deliu-Kodra

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu sot në Kuvendin e Kosovës, se "kunati i Albulena Haxhiut është i akuzuar në Maqedoni për terrorizëm".

“Turpi në Institucione dhe parlament: Ata janë Çlirimtarë, deputetë", thuhet në fillim të reagimit të Kryeziut, kreut të degës së veteranëve të Malishevës.

"Nuk është mirë nga asnjë deputet apo qeveritarë, që ta luajë rolin e prokurorit e t'i quajë luftëtarët terroristë, e aq më keq kur ata akuzohen e dënohen nga gjykata të huaja", thuhet më tej në reagim.

"Po ashtu, kërkoj nga çdo politikan, që të mos keqpërdorin luftën e UÇK-së për interesat e tyre politike. Malisheva është e lirë, falë luftës dhe dëshmorëve të UÇK-së, por ajo dha edhe dëshmorë në luftën e ILIRIDËS", përmbyllet reagimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat