Edhe avokati Tomë Gashi, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ky reagim i Gashit vjen pasi që, pasi ajo e cilësoi si terrorist kunatin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Deliu – Kodra tha se, kunati i ministres Haxhiu është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.
E këtë deklaratë avokati Tomë Gashi e konsideron si akt të rëndë kundër UÇK-së.
Gashi shkruan në facebook, se ky akt është më i rëndë sesa themelimi dhe votimi i Gjykatës Speciale në Parlamentin e Kosovës.
“Deri sot nuk ka pas akt më të rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sesa themelimi, krijimi, dhe votimi i Gjykatës Speciale në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Sot ishte edhe më rëndë, ishte edhe më keq, ishte edhe më poshtëruese kur deputetja e PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare i quan TERRORISTA!”, shkruan Gashi, i cili e ka publikuar edhe fjalimin e deputetes Kodra.