Profesori universitar Sadri Ramabaja ka folur për rreziqet për ndarjen e Kosovës në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ dhe për protagonistët e këtij projekti.
Ramabaja ka përmendur me emër se kush ishin përfshirë në këtë projekt për ndarjen e Kosovës, duke thënë se një pjesë e administratës së Donald Trump, ish kryeministri anglez Tony Blair.
E poashtu, përveҫ krerëve të SHIK-ut, edhe një pjesë e mirë e drejtuesve të LDK-së.
“Edhe ky fakt tashmë është notor. Më vonë historia do të dëshmojë saktësisht se cilët faktorë të brendshëm dhe të jashtëm ishin të implikuar në këtë projekt. Tashmë ka të dhëna për një pjesë të administratës së Donald Trump-it, ish kryeministrin anglez Toni Bler… Ndërkaq nga faktori i brendshëm duket se përveç krerëve të SHIK-ut kanë qenë të implikuar edhe një pjesë e mirë e drejtuesve të LDK-së”, thotë Ramabaja.