Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetës së PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës në Kuvendin e Kosovës.
Ai në një postim në Facebook tha se shumica e deputetëve të PDK-së duhet ta mbyllin gojën deri në vitin 2030, pasi janë pjellë e aparatit politik më kriminal e më korruptiv në Evropë.
“Krejt blertat aty janë prodhime artificiale që s’i duhen as Kuvendit as Kosovës. Pa banda kurrë blertat Kuvendin me sy s’e kishin pa. Tash motivi i vetëm i tyre mbetet rikthimi i bandave n’pushtet”, deklaroi Kraki, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Realisht (e moralisht), shumica e deputetëve të PDK-së ish dasht me e mbyllë gojen deri ne vitin 2030 sepse janë pjellë e aparatit politik më kriminal e më korruptiv në Evropen e ketyre 20 viteve. Janë kravatu e pasuru falë atij aparati e në kurriz të popullit.
Krejt blertat aty janë prodhime atificiale që s’i duhen as Kuvendit as Kosoves. Pa banda kurrë blertat Kuvendin me sy s’e kishin pa. Tash motivi i vetem e tyre mbetet rikthimi i bandave n’pushtet.
Me fol ata kundër krimit, korrupsionit e nepotizmit n’Kosove, është sikur El Chapo, trafikanti me i madh ne botë, me mbajt ligjerata kunder droges.