Tali: Sa hajvani më pat sha e kërcënuar për pyetjen ndaj Thaçit, e sot ndaj Deliu-Kodrës ...

Aktuale

Tali: Sa hajvani më pat sha e kërcënuar për pyetjen ndaj Thaçit, e sot ndaj Deliu-Kodrës ...

Nga: A.ZH Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:42
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka reaguar për deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, që e quajti terrorist kunatin e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Tali ka treguar se një vit më parë, ai ishte cak i sulmeve për shkak të një pyetjeje drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me pasurinë e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se është sharë dhe kërcënuar për këtë deklaratë, ndërsa sot mediat, sipas tij, po heshtin për deklaratën e deputetes së PDK-së.

Reagimi i Talit në Facebook:

A thua si do të reagonin mediat e hyçmetit të moçëm sikur znj.Deliu të ishte deputete e LV-së?!

Vjet ja pata bërë një pyetje z.Thaçi se "ku e more pasurinë kur as nuk e ke trashëguar e as fituar, për faktin se babain e kishte një nëpunës të thjeshtë e nënën amvise (të papunë) me një familje shumë anëtarëshe, kurse të hyrat e tij si deputet, kryeministër, ministër i Punëve të Jashtme e President (krejt këto pas Luftës) nuk e korrespondonin pasurinë".

Vluan mediat e hyçmetit të moçëm me tituj si: "E ulët, këshilltari i kryeministrit Kurti merret me nënën e Presidentit", "Këshilltari i kryeministrit Kurti ofendon nënën e Presidentit", e blla blla blla.

E sa hajvani e sa dilengjija më patën sha e kërcënu, përkundër asaj se shumë mirë e kuptonin poentën time, pra që prindërit e z.Thaçi nuk ishin poenta, por pasuria.

E shihni si heshtin tashti, bile disa edhe e arsyetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat