Frashër Oseku, ish-pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138 – Agim Ramadani, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliut.
Oseku i cili ka luftuar në Koshare, është plagosur gjatë luftës ku trajtimi i tij mjekësor ende nuk ka përfunduar.
“Mua më ka akuzuar Serbia për terrorizëm, sepse luftova për Lirinë e Atdheut tim, por unë nuk jam terrorist- zonja Blerta Deliu…!!!”, shkruan Oseku në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Oseku tash jeton në Suedi, e shpesh ka treguar se po vazhdon të kryen operacione për shërimin e tij.
Ai ishte plagosur në kokë, ku në fotografitë e më poshtme shihet në detaje.
