Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës.
Sipas KQZ-së Pëparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka fituar garën përball Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga rezultati zyrtar, Përparim Rama ka marrë 50.98 për qind të votave në kryeqytet.
Në anën tjetër Arben Vitia ka marrë 49.02 për qind.