Petkoviq: Kurti s’mund të vendosë afate kohore për marrëveshjen finale

Aktuale

Petkoviq: Kurti s’mund të vendosë afate kohore për marrëveshjen finale

Nga: F. B. Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 14:41
Petar Petkoviq

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviç ka thënë se fundi i dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës nuk mund të shihet si thotë Bislimi, kur Prishtina nuk ka përmbushur atë për të cilën është pajtuar në dialog, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot.

Ai theksoi se dialogu mes palëve është e kundërta e asaj që ka deklaruar Bislimi dhe “nuk ka ka kurrfarë afate të Kurtit”, si reagim në deklaratën e Bislimit se janë përcaktuar afatet për arritjen e marrëveshjes me Beogradin.

"Gjasat që të arrihet marrëveshja nuk matet me njësi kohe, po me gatishmëri e Prishtinës që të respektohen marrëveshjet e arritura dhe mundësojë formimin e asociacionit të komunave”, tha ai.

Petkoviç sipas “RTS” tërheq vërejtjen se sipas deklaratës së  Bislimit dhe shefit të tij Kurti, që mohojnë formimin e asociacionit, fundi i dialogut “natyrisht se nuk mund të shihet, kur Prishtina nuk respekton dhe përmbush atë që ka nënshkruar 10 vjet më parë”.

"Bislimi duhet të kuptoj se mandati i Kurtit, si kornizë për afatin e dialogut nuk është asgjë e veçantë e dhënë nga Zoti, posaçërisht pas zgjedhjeve lokale. Atë që Prishtina do dëshironte të jetë përfundim i dialogut, nuk ka lidhje me realitetin , as me dialogun, përderisa Prishtina harxhon kot kohën dhe tonën edhe ndërmjetësuesve”, tha ai përmes kumtesës.

Sipas tij, Beogradi mbetet i përkushtuar për dialog dhe rregullimin e raporteve me Prishtinën në të mirë të gjithë banorëve të Kosovës dhe regjionit.

"Por aktualisht, nuk ka asnjë shenjë se pala e Prishtinës ka gatishmëri për dialog edhe qasje të përgjegjshme. Përsëris se formimi i asociacionit është zemra e dialogut dhe se vazhdimi i normalizimit të raporteve mund të jetë temë bisede vetëm kur Prishtina ndalon të përmbush obligimet e saj dhe të bëjë hapa konkret në përmbushjen e asaj që kanë nënshkruar përfaqësuesit e saj”, tha Petkoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat