Njoftim i Doganës së Kosovës: Nga nesër ndëprehet operimi në një zyrë të brendshme doganore në Mitrovicë

Aktuale

Njoftim i Doganës së Kosovës: Nga nesër ndëprehet operimi në një zyrë të brendshme doganore në Mitrovicë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Doganat e Kosovës njoftojnë se nga nesër (e diele) do të ndërprejë operimin një zyrë e brendshme doganore në Mitrovicë.

Në njoftimin e Doganave të Kosovës thuhet:

“Për shkak të rrethanave objektive, duke filluar nga data 21 Nëntor 2021, Dogana e Kosovës do të ndërprejë operimin në zyrën e brendshme doganore në Mitrovicë, të operuar nga Subjekti DM SHPK, në adresën ‘Mbretëresha Teutë’ nr. 226”.

“Zyra doganore në hapësirën e Trepçës në Mitrovicë dhe zyrat tjera doganore do të jenë operacionale dhe në shërbim të plotë të bizneseve”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat