24-vjeçari vdes pasi ra në humnerë në Prevallë, policia jep detaje

Aktuale

24-vjeçari vdes pasi ra në humnerë në Prevallë, policia jep detaje

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 19:47
Prevallë

Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.

Ndërkohë, media raporton se viktima është 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut.

Ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat