Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për deklaratën e deputetes nga Partia Demokratike e Kosovës Blerta Deliu-Kodra, e cila e ka quajtur “terrorist” kunatin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Familja Imeri, e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë, duke thënë se deputetja e PDK-së duhet të pyeste “Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe komandantët tjerë që e dinë këtë skenar përmendësh” dhe jo ministren Haxhiu, përcjell Bota sot.
Kjo familje konsideron se pjesëtarët e Grupit Kumanova duhet të flasin të vërtetën se kush ishin shefat e tyre.
Reagimi i familjes Imeri në Facebook:
Një debat i nxitur ditë më parë në parlamentin e Kosovës ishte skandaloz. Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, në vend se të pyeste Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe komandantët tjerë që e dinë këtë skenar përmendësh... akuzonte kot fare ministren Haxhiu.
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu duhet të kërkojë autorët që kanë ndërtuar skenarin e këtij operacioni...
Shumica e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës që sot kalben në burg dhe ca të tjerë që janë vrarë, nuk e kishin as idenë pse shkonin në Maqedoni.
Ata, që kanë përgatitur skenarin, ata duhet të përgjigjen, ndërsa këta 'luftëtarët/'terroristët' që u bën mish për top duhet të flasin të vërtetën se kush ishin shefat e tyre?!!
Ramush Haradinaj sa ishte Kryeministër pati ndarë edhe fonde për këtë akt 'sakrifice për heronjtë' që sot kalben në burgun e Maqedonisë sllave të Veriut.