Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka bërë një krahasim ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Fillimisht, ai tha se Osmani arriti majat e politikës me guxim, edhe atëherë kur
linçohej, e përjashtohej nga 'dinosaurët' e partisë. E Çitaku, me rrugë të shtruara me 'trëndafila' nga 'pronto' partia.
Po ashtu, Bekteshi tha se njëra i gjuante gërsherët larg hartave, kurse tjetra i fsheh nën mëngë ato.
“Njëra, mbron sovranitetin e tërsishëm, E tjetra, idetë e bosit të saj! Kush janë, këto dy femra të forta sot, që vetëm idetë e njerës duhet të triumfojnë!”, shkroi analisti nga Amerika në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Dy gra të forta
(Dy takime të dy politikaneve kosovare me dyshin e Amerikës dikur, në foto, (tani njëshi)).
Dy politikane kosovare me dy kode të ndryshme diplomatike,
Njëra, modeste e kurreshtare me Biden-in e buzëqeshur,
E tjetra, e buzëqeshur duke ia rrahur krahun Biden-it serioz.
Njëra, që arriti majat e politikës me guxim, edhe atëherë kur
linçohej, e përjashtohej nga 'dinosaurët' e partisë,
E tjetra, me rrugë të shtruara me 'trëndafila' nga 'pronto' partia.
Njëra, që largonte me mllef foton e Presidentit në Parlament,
E tjetra, që e spostonte ate me pasion kudo.
Njëra, që i gjuante gërsherët larg hartave,
E tjetra, që i fsheh nën mëngë ato.
Njëra, që e denoncon Ballkanin e Hapur me Ramën,
E tjetra, me plot përkrahje për të dy ata.
Njëra, që kritikon bullizmin Grenell,
E tjetra, që lutet në TV të kursehet emisari i grusht shteteve.
Njëra, mbron sovranitetin e tërsishëm,
E tjetra, idetë e bosit të saj!
Kush janë, këto dy femra të forta sot, që vetëm idetë e njerës duhet të triumfojnë!