Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e infektimit me Koronavirus në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 7 raste të reja pozitive, ndërsa 33 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi nga MSH:
21 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.524 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.698.
Në total numri i rasteve aktive është 326.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU