Në zgjedhjet lokale në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë më së paku komuna, vetëm 4 prej tyre.
Profesori Fadil Maloku ka renditur disa nga arsyet të cilat kanë çuar në këtë gjendje të LVV-së .
Sipas tij, mungesa e kuadrove me etikë dhe moral të shquar social, në nënçmimi i kundërshtarëve politik, kundëthëniet dhe luhatjet në procesin e profilizimit ideologjik janë disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje.
Postimi në Facebook:
Ja pse u zvogëlua Vv!
(Ose: VV humbjen e zgjedhjeve lokale, midis tjerash duhet kërkuar edhe te;
- KUNDÊRTHËNIET dhe luhatjet në procesin e profilizimit ideologjik;
- DELIRIUMI i vetëkënaqësisë histerike që u krijua ad hoc me14 shkurt;
- PAMUNDËSIA e të gjykuarit në mënyrë të lirë e sovrane;
- MUNGESA e kuadrove me etikë dhe moral të shquar social:
- ZBEHJA meterorite e prestigjit të brendshëm dhe atij publik;
- MOSKONSISTENCA e premtimeve të dhēna rreth krimit dhe sidomos korrupsionit;
- MUNGESA e një satisfaksioni të mbarē sociopolitik;
- NËNÇMIMI i kundërshtarëve politik;
- STIGMATIZIMI dhe paragjykimi sistematik i mercenarizmit mediatik;
- SHKARKIMI dhe emrimi ad hoc i bordeve, me logjikën e bedelizmit;
- UNIFORMITETI i të menduarit dhe vepruarit;
- ... ka edhe shumë tjera