“Qysh nuk dole me mu, femrat japin pare me dalë me mu”, Teuta Gashi jep detaje për rastin me Fehim Halitin

Aktuale

“Qysh nuk dole me mu, femrat japin pare me dalë me mu”, Teuta Gashi jep detaje për rastin me Fehim Halitin

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:15
Teuta Gashi, Fehim Haliti

Ditën e djeshme, 33-vjeçarja nga Diaspora, Teuta Gashi ka akuzuar dentistin Fehim Haliti se e ka ngacmuar seksualisht në ordinancën e tij “Dent Fix” në Prishtinë.

E njëjta pretendon se ka shkuar për kontrollë të dhëmbëve, derisa sipas saj herën e dytë kur ka shkuar në ordinancë dentisti kosovar ka filluar me ngacmime ndaj saj.

E njëjta e ftuar në emisionin “Gjesi” ka thënë se në fillim nuk e ka marrë shumë seriozisht, derisa tregon se ai fillimisht i ka thënë “Bukuroshe”, “Ma jep Snapchatin”, etj.

33-vjeçarja ka treguar se i ka bisedat e ruajtura me të, por që ajo thotë se disa fjalë nga biseda ai i ka fshirë.

Teuta Gashi thotë se i ka shkaktuar dëmtim shumë të madh.

“Më ka shkaktuar dëmtim shumë të madh, e kam pasur veç një dhëmbë të sëmurë, e mi ka sëmurë të gjithë, më është dashur t’i heqë 6 dhëmbë, me i zëvendësu me implante. Edhe këta që i kam, nuk janë të fortë”, thotë ajo, derisa shpjegon se ka 3 vite që merret me dhëmbë dhe çdo të martë vizitohet tek dentisti i saj.

Gashi ka treguar se paratë Fehim Haliti ia ka kthyer të gjitha.

“1 javë para akt-padisë ai më ka premtuar se ka me mi kthy pagesat komplet se është gabimi i tij”, thotë Teuta Gashi.

“Unë me avokatin tim, Kastriot Feka kemi hapur gjyq, dhe prokurori pa më pyetur mua, e ka hedhur poshtë lëndën, derisa dëshmi ka pas, pasi e kam raportin gjerman që për shkak të tij janë shkaktuar dëme të mëdhaja. Tani kemi edhe tjetrën padi, por që jemi në pritje”, ka thënë ajo.

33-vjeçarja ka treguar se në dy dhëmbët e fundit kur kishte për t’ia vënë dentisti Fehim Haliti i ka thënë: “Teuta mi ke humbur mendët, kam harruar me përdor cement”, derisa shton se më pas i ka thënë thjesht po të ngacmoj.

Ajo tregon se më vonë kur ka pasur dhimbje, e ka telefonuar, derisa pretendon se ai i ka thënë “Ah të paska marrë malli për mua”, derisa shton se ai ka ardhur edhe në Zvicër dhe i ka thënë që du me të taku edhe me t’i pa dhëmbët.

“Kur kam shkuar në Kosovë, ai nuk ka qenë në klinikë, nuk e di nëse ka qenë Londër ose Holandë, edhe më ka thirr me numër edhe më ka thënë “qysh nuk dole me mu, femrat japin pare me dalë me mu, e nëse don me ardh, hajde këtu e t’i pagujë unë krejt. Aty kom shpërthy, i kam thënë gjithçka, kom me i thirr mediat, a je normal, e kështu…”, thotë Teuta Gashi, derisa shton se ai i ka thënë të mos e marr për keq këtë pasi sipas saj ai ka thënë se po bëhesh më e mirë kur po bëhesh nervoze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat