Avokati Arianit Koci orë më parë ka publikuar një video teksa shihet duke u rrahur brutalisht një familje rome.
Në video shihet sigurimi duke e rrahur shumë rëndë këtë familje rome, përcjell “Bota sot”.
Koci ka reaguar duke thënë që kjo është e patolerueshme të ndodhë në vendin tonë.
Mirëpo pak minuta më parë avokati tregoi një detaj të dhimbshëm për kryefamiljarin e familjes rome.
Ai tregoi që kryefamiljari rom që është rrahur është në terapi kundër leukemisë.
Postimi i plotë
Kryefamiljari rom që është rrahur nga sigurimi në një qendër tregtare në Prizren, (shih videon në postimin e mëparshëm) - qenka në terapi kundër leukemisë!