Kaq territor do të humbiste Kosova nga projekti i ndarjes, këtë gjë e dinte edhe Lutfi Haziri

Aktuale

Kaq territor do të humbiste Kosova nga projekti i ndarjes, këtë gjë e dinte edhe Lutfi Haziri

Nga: H.O. Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:07
Lutfi Haziri

Profesori universitar Sadri Ramabaja ka treguar në detaje se sa territor do të humbiste Kosova nga projekti i ndarjes që ishte paraparë.

Mirëpo, a do ta merrte edhe territorin e quajtur Kosovë Lindore?

“Kosova, respektivisht gjeografia shqiptare, do të humbiste veriun e saj, përfshi pjesën tutje Ibrit. Kjo pjesë, siç pohojnë me të drejtë ekspertët e shkencave të mineralogjisë dhe ekonomisë, do të humbiste tmerrësisht shumë. T’ju kujtoj faktin se pasuritë minerare, përfshi edhe Ujmanin, janë të përmasave kolosale”, thotë Ramabaja.

Ai thotë tutje se sipas një ‘studimi për resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali minerar i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë’.

“Por, këto përllogaritje sot janë shumë herë më të larta. Sipas llogarive të Bankës Botërore pasuria nacionale e Shqipërisë politike llogaritet sot të jetë dhjetë herë më e vogël se vlera reale e Trepçës. Nga pjesa e Kosovës Lindore do të mund të përfshiheshin në atë shkëmbim territoresh Presheva dhe ca katunde të saj buzë kufirit me Kosovën, për të cilat ka folur herë pas herë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Kaq”, thekson profesor Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat