Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Auditorës së Përgjithshme për ulje të pagës

Aktuale

Kuvendi i Kosovës miraton kërkesën e Auditorës së Përgjithshme për ulje të pagës

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:37
Vlora Spanca

Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kosovës kanë miratuar kërkesën e Auditorës së Përgjithshme për t’ia ulur pagën.

Sipas vendimit, paga ulët në 2,800 euro nga 3,835 euro që ishte më herët.

Gjatë muajit tetor, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte miratuar kërkesën e kyreauditores Vlora Spanca për uljen e pagës.

Në muajin gusht, me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin zgjedhur Spancan në pozitën e Auditores së Përgjithshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat