Mehdi Halimi është ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Francë.
Kjo është kumtuar edhe nga ambasada e Kosovës në Paris.
Atij, letrat kredenciale ia ka dhënë drejtori i Protokolllit të Shtetit francez, Philippe Franc.
“Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftim.
Mehdi Halimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës, teksa ka doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit në vitin 2001.
Halimi në vitet 1994 – 1998, kishte punuar si profesor i frëngjishtës në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Gjatë kohës së luftësai kishte shërbyer si përkthyes dhe interpret në Paris dhe Lille.
Ai ishte pjesë e misionit diplomatik francez në Kosovë, ku mes viteve 2007 dhe 2010 punoi si përgjegjës në sektorin e vizave attache de presse në Ambasadën e Francës në Kosovë.
Halimi ka përkthyer tri libra në gjuhën shqipe “Letërsia në rrezik”, “Basti i intelegjencës”, “Shtigjeve të Inovacionit”, të cilat janë botuar në nëntor të 2007.