Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku raportohet se komunitetet pakicë në vend janë diskriminuar në njërin prej lokaleve.
Ai tha se të rritur kanë përgjegjësi t’u mësojnë fëmijëve se të gjithë janë të barabartë.
“Ne të rriturit kemi përgjegjësinë t’u mësojmë fëmijëve tanë se të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht nga origjina”, është shprehur Pacolli.
Përveç kësaj, Pacolli bëri thirrje kundër racizmit.