Analsiti Skënder Mulliqi ka komentuar situaën politike në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova nga lufta doli fituese karshi një armiku shekullor, siç është Serbia.
Sipas tij, politikanët tone duhet të kuptojmë se Serbia si armik i përhershëm, punon në destabilizmin e Kosovës, siç punon edhe në ripushtimin ushtarak të Kosovës.
“Kosova duhet të rezonojë më në fund me mendje të kthjelltë dhe me përgjegjësi të plotë të zgjedhë rrugën e demokracisë, të zgjedhë rrugën e prosperitetit, të zgjedhë rrugën euroatlantike, se alternativat tjera na fusin në qorrsokak”, ka shkruar ai.
Shkrimi në Facebook:
Në fund të shekullit të kaluar tagrin e lirisë e paguam shtrejtë, por dolëm fitues karshi armikut shekullor serb. E fituam pavarësinë bashkë me miqët tanë evropianë dhe amerikanë. Serbia u mposht ushtarakisht, u mposhtën edhe në jo civilizimin e tyre. Dolëm fitues së mbrojtëm trojet tona shekullore. Dolëm fitues së lufta jonë kishte kauzë të drejtë, ishte luftë për mbijetës. Si duket nuk jemi duke bërë dallim e qartë të pardigmës së fashizmit dhe antifashizmit, si dy eksterme ideologjike. Kosova duhet të rezonojë më në fund me mendje të kthjelltë dhe me përgjegjësi të plotë të zgjedhë rrugën e demokracisë, të zgjedhë rrugën e prosperitetit, të zgjedhë rrugën euroatlantike, se alternativat tjera na fusin në qorrsokak. Problemi primar shtrihet në dozën e shtuar të arrogancës tonë, në prepotencën dhe mosdijen e akterëve të inkuadruar në politikë. Nuk po kuptojmë pse nuk po duan të kuptojmë se Serbia si armik i përhershëm, punon në destabilizmin e Kosovës, se punon edhe në ripushtimin ushtarak të Kosovës siç u kërcënua Vuçiq. Serbët historikisht u shërbyen me rrena duke i përsëritur ato deri atëherë kur i kanë plasuar si të vërteta. Vranë historikisht edhe pjestarët e popullit të vet, për t’i arritur objektivat pushtuese, për ta shumëfishuar territorin e tyre me territore shqiptare. Edhe pas Millosheviqit, Serbia po udhëhiqet nga millosheviqët e vegjël...