Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon punimet sot

Aktuale

Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon punimet sot

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 07:05
Kuvendi i Kosovës

Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Ka përfunduar dje seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 14:00, ku në rendin e ditës janë për shqyrtim gjithsej tetë pika.

Deputetët pos tjerash do të shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për 2020, raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për 2020.

Në njoftim është bërë e ditur se seanca do vazhdojë nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

31. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

32. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

33. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

35. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

36. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat