Ish-Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari ku vdiqën të paktën 46 persona.
Ai ngushëlloi familjarët e viktimave përmes një postimi në Facebook.
Postimi në Facebook:
I trishtueshëm lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut! Bashkëndiej me anëtarët e familjeve të të aksidentuarve! Ngushëllime familjeve dhe gjithë vendit.