Një aksident tragjik ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në autostradën e Bullgarisë. Autobusi me targa të Maqedonisë i përfshi nga flakët ku la të vekur 46 persona.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
“Lutem dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të”, ka shkruar ai.
Shkrimi në Facebook:
Dhimbje e madhe dhe trishtim për humbjen aksidentale tragjike të jetës së bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste shumë të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Lutem dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!