Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari.
Nga ky aksident humbën jetën të paktën 46 persona, për të cilët raportohet se janë shqiptarë, kryesisht të moshave 25-30.
“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari.
Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.
Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit!