Aksidenti tragjik, presidentja Osmani: Kosova do t'i qëndrojë afër miqve tanë në këto momente të vështira

Aktuale

Aksidenti tragjik, presidentja Osmani: Kosova do t'i qëndrojë afër miqve tanë në këto momente të vështira

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 10:33
Foto

Pas aksidentit tragjik, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo u shpreh ngushëllime popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, prej nga edhe vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.

“Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t'u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar ajo.

Postimi në Facebook:

E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona.

Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.

U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.

Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t'u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat