Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
"Dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari.
Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan deri tek aksidenti i rëndë.