Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas aksidentit të tragjik që ndodhi sot në Bullgari.
Ai ka thënë se aksidenti fatal na lë pa fjalë të gjithëve.
Abdixhiku ka njoftuar se në mëngjes i ka shprehur ngushëllime Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Postimi në Facebook:
Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot.
Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.
Në këto momente të vështira, u shpreh nugshëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.
Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.