Profesori universitar Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje e deklaratën e kryetarit të parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Bytyçi reagoi Daçiqit duke thënë se ky i fundit ka zbuluar të vërtetën që Rama është me Serbinë, përcjell “Bota sot”.
Profesori ndër të tjera thotë se këtë të vërtetë që Rama është pjesë e Serbisë ka 7 vite që e themi.
Postimi i plotë
Ivica Daçiq sot është kryetar i Parlamentit të Serbisë! Ka qenë kryeministër dhe më pas ministër i Punëve të Jashtme. Eshtë gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste të Sllobodan Milosheviçit.
Në nëntor 2014, kur Edi Rama bëri vizitën e parë në Beograd, ky Ivica Daçiq i këndoi kryeministrit tonë serenata në gjuhën serbe gjatë darkës së shtruar për nder të tij! Më vonë do i këndonte Rexhep Tayp Erdogan-it. I ka kënduar edhe Vladimir Putinit! Por këto serenata ai ia këndoi zotit Rama përsëri një vit më vonë në Paris, me rastin e ditëlindjes së tij!
Ky Ivica Daçiq, pra mandolinisti dhe politikani anti-shqiptar serb, i lindur në Prizren, zbulon të vërtetat që ne i themi çdo ditë prej së paku 7 vitesh: - Se Edi Rama është palë me Serbinë kundër Kosovës!
Lexojeni dhe binduni!
Kreu i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha mbrëmë për Radiotelevizionin e Serbisë se:
“Ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, askush, madje as Shqipëria, nuk beson në qëllimin e tyre, inteligjencën dhe dëshirën e tyre për paqe”, është shprehur Daçiq. Ata [Kosova dhe Shqipëria] kanë në vazhdimësi mosmarrëveshje mes vete. Ata sulmojnë Edi Ramën për shkak të marrëdhënies së tij me Aleksandër Vuçiq për shkak të ‘Open Balkan'".