Gjatë mbrëmjes së të dielës është kërcënuar kryeredaktori i “Bota sot”, Idriz Morina me jetën e familjes.
Rastin kryeredaktori e ka paraqitur në polici dhe me rastin po ndërmerren hetimet e nevojshme.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe familja e veprimtarit Haki Imeri, e që thonë këto kërcënime nuk kanë sjellur asnjë rezultat.
Familja Imeri parashtron pyetje se kush mund të ketë kërcënuar kryeredaktorin duke shtuar që epoka e gjykimit sapo ka filluar.
Postimi i plotë
Pse dhe kush e paska kërcënuar kryeredaktorin e “Botes sot”, Idriz Morina?!
-cilin e pengon akoma e vërteta rreth vrasjeve politike?
-kërcënimet, vrasjet nuk u sollën deri më tani rezultat në asnjë rrafsh...
- koha nuk punon më për ju kërcënues të gazetarëve !
- horrat nuk bëjnë më gjumin rehat, Epoka e Gjykimit sapo ka filluar...