Pas Kurtit, Lajçak takohet edhe me Vuçiqin - ja çfarë diskutuan

Aktuale

Pas Kurtit, Lajçak takohet edhe me Vuçiqin - ja çfarë diskutuan

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:50
Foto nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Shumë për të ndjekur pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Austri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat