Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Miftari në një postim në facebook, thotë se Hashim Thaçi e ka gënjyer dy herë Ramushin.
Sipas tij, njëherë iu renditen kufomat te porta e tij, e pastaj e tradhtoi edhe me Çakorrin me Malin e Zi.
Reagimi i plotë:
Po të rren o Ramush Çakorri!
A pe din Ramush se jeni kthyer nga një komandant i respektuar në një zëdhënës të Hashim Thaçit, Kamishit, Kadriut, Ilmis je bërë spikerkë e SHIK-ut.
Mos harro se Hashim Thaçi është kah të gënjen nuk mundet me ju sjell më në pushtet o Ramush, s’ka më Çakorra me fal, dy herë e ke dëgju Hashim Thaçin dy herë je dalë i lagur, e dëgjove gjatë luftës një herë, por pastaj pas luftës tu kanë rendis kufomat e shqiptarëve kojshive tuaj te porta e juaj, herë kufoma të fqinjëve tuaj, e herë kufoma të jujat herën e dytë që e dëgjove ti la këmbët e arushës ndorë, jua la tradhtin e Çakorrit me Malin e Zi sikurse që ja la LDK, Isa Mustafës tradhtin e komunave Serbe shkurt Republikës Serbe në Kosovë..!
Mos harro kurrë se unë e njoh shumë më mirë sesa ju Hashim Thaçin i cili kurrë nuk ta mbanë premtimin e vet. Ai vetëm i keqpërdorë njerëzit, shokët e vet (nuk ka shokë) pastaj i lenë në rrug pasi nuk i duhesh më, njëjtë vepron sikurse Milan Radojçiçi i BIA_ Serbe që ju fort jarani keni pat me ta sa ishit kryministër!