Visar Berisha ka disa fjalë për LDK-në në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës: LDK e vuan mos shejimin e gjakësit të vet

Aktuale

Visar Berisha ka disa fjalë për LDK-në në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës: LDK e vuan mos shejimin e gjakësit të vet

Nga: M.L. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:54
Visar Berisha

Sot janë mbushur 21 vjet nga vrasja e veprimtarit të shquar të LDK-së dhe njërit prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të gazetës “Bota sot”, Xhemail Mustafa.

Figurnë e Xhemës e përkujtuan në forma të ndryshme familjarët, bashkëpartiakët e bashkëveprimtarët e tij.

Në një postim në Facebook, në këtë përvjetor ka reaguar edhe Visar Berisha, ish këshilltar i ish kryeministrit Avdullah Hoti.

Atij nuk po i pëlqen përkujtimi që LDK ia bëri sot Xhemës. Sipas Berishës, LDK vazhdon të vuaj mos shenjimin e gjaksit të vet.

Postimi i plotë i Berishës:

Asht anakronike qysh vrasja e Xhemail Mustafes nuk i kishte shërbye LDK-së atëherë me rrite rezistencën apo qysh me thanë ma drejt, me ndeze at' dellin mobilizues qytetar, me të cilin kish me iu kundervue totalitarizmit, revanshizmit fashizoid apo asaj përpjekjes morbide për përmbysjen e vlerave! Që në fakt, ka qenë përmbysje e Republikës se Ibrahim Rugovës dhe idealeve që ajo Republike ka proklamue; emancipacionin, demokratizimin dhe barazinë.

Edhe sot e gjithë ditën LDK vazhdon me vujtë mos shejimin e gjakësit të vet, si nevoje për me kapërcye pragun e frikës, me mujte shtypjen, e me mujte me i shërbye idealeve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat