Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se ka nisur zgjedhjet e brendshme në parti.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021, thuhet në një njoftim për media.
Procesi zgjedhor përfundon më 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen e tij se “Aleanca pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër”.
Ai ka uruar zgjedhje të mbara dhe suksese për të gjithë anëtarët e AAK-së dhe strukturat.