Live: Dëshimtari i nëntë në gjykimin ndaj Salih Mustafës dëgjohet në seancë të mbyllur

Aktuale

Live: Dëshimtari i nëntë në gjykimin ndaj Salih Mustafës dëgjohet në seancë të mbyllur

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Salih Mustafa

Po vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) po dëgjohet në seancë të mbyllur për publikun.

Dëshmitari i nëntë i mbrojtur i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është një zonjë, e cila mban kodin Ë04390.

Dëshmitarja është përgjigjur në pyetjet e prokurorit dhe të avokatit. 

Kujtojmë që seancat e Mustafës po vazhdojnë tash e disa ditë me radhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat